Sulmuesi i kombëtares së Ukrainës, Roman Yaremchuk, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve përpara ndeshjes së UEFA Nations League kundër Shqipërisë.
“Ne luajmë jashtë, dhe ndeshje të tilla janë gjithmonë të ndryshme nga ndeshjet në shtëpi.
Shqipëria është një ekip shumë i fortë. Ata kanë sulmues të mirë, mbrojtje solide dhe disiplinë në vijën e tyre mbrojtëse.
Ne kemi gjithashtu shumë lojtarë të konfirmuar që mund të vendosin sfidën. Ne do të fokusohemi në faktin se na duhet një fitore. Shpresojmë që të kemi mundësitë tona për të përfituar”- tha ai.
Burimi: botasot.info