Ukraina: Ushtarët tanë hynë në Krime në kuadër të operacionit special

min lexim

Zëdhënësi i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Andrey Yusov, njoftoi se ushtarët ukrainas kanë hyrë në Krime në kuadrin e operacionit special, transmeton Anadolu.

Yusov në një deklaratë për mediat lokale tha se Drejtoria Kryesore e Inteligjencës së Ukrainës në bashkëpunim me Forcat Detare kanë kryer operacion special në Krime.

“Ushtarët hynë në Gadishull në kuadrin e operacionit special. Objektivat u arritën. Në mesin e ushtarëve tanë nuk ka humbje jete”, deklaroi Yusov.

Zëdhënësi Yusov informoi se operacioni special vazhdon dhe po ashtu theksoi se nuk mund të ndajnë të gjitha detajet.

Ndër të tjera Yusov pretendoi se forcat ruse kanë pësuar humbje jete dhe materiale.

Edhe kreu i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës, Kyrylo Budanov, në një deklaratë në Radion Evropa e Lirë pretendoi se kanë mundësinë që të godasin çdo vend në Krimenë e aneksuar nga Rusia në mënyrë të paligjshme, duke shtuar se “padyshim mund të arrijmë tek armiku në çdo pikë”.

Sipas mediave ukrainase, bëhet e ditur se rreth orës 05:00 me orën lokale janë dëgjuar shpërthime pranë vendbanimit Mayak, ku ndodhet Baza e 3-të e Regjimentit Radio-Teknik të Forcave Ajrore-Hapësinore të Rusisë në Krime.





Story i mëparshëm

Themeluesit e Tornado Cash nën shënjestrën e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për pastrimin miliarda dollarëve

Story i radhës

Bllokohen 15 mjete lundruese nga Shëngjini në Ksamil, gjobiten drejtuesit

Të fundit nga