ukraina rusia ka kryer disa sulme ne territorin ukrainas me drone dhe raketa 64d9df9e2e793

Ukraina: Rusia ka kryer disa sulme në territorin ukrainas me dronë dhe raketa

August 14, 2023
1 minut lexim

Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi se Rusia ka nisur një sulm në territorin ukrainas me 15 mjete ajrore pa pilot (UAV) të tipit “Shahad” dhe 8 raketa “Kalibr”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të bërë nga komanda, thuhet se mbrëmë Rusia ka kryer disa sulme në territorin ukrainas me dronë dhe raketa “Kalibr”.

Në deklaratë thuhet se ushtria ruse lëshoi ​​UAV-të nga juglindja dhe raketat nga Deti i Zi dhe se, “Armiku përdori 15 UAV sulmuese Shahed-136/131 dhe 8 raketa Kalibr. Forcat e mbrojtjes ajrore, në bashkëpunim me njësitë e tjera të forcave të mbrojtjes, shkatërruan të gjitha objektivat”.

Gjithashtu thuhet se për të rrëzuar objektivat ajrore janë përdorur raketat kundërajrore dhe armët e vogla të njësive të mbrojtjes së ngushtë.

Është raportuar se zjarri ka shpërthyer në disa pjesë të qytetit Odessa, ku si pasojë e betejës kundërajrore kanë rënë pjesë raketash dhe UAV, ndërsa në vendngjarje po punonin ekipet e kërkim-shpëtimit.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se rreth orës 05:00 me orën lokale është rrëzuar helikopteri rus nga njësitet e mbrojtjes raketore në drejtim të Bakhmutit.





MARKETING

RENT A CAR

kuvend te premten nis seanca per ndryshimet kushtetuese 64d9dea9b4d0d
Story i mëparshëm

Kuvend, të premten nis seanca për ndryshimet kushtetuese

ministri kinez i mbrojtjes do te vizitoje rusine dhe bjellorusine 64d9dfdb69351
Story i radhës

Ministri kinez i Mbrojtjes do të vizitojë Rusinë dhe Bjellorusinë

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë