Ushtria e Ukrainës njoftoi se që nga 13 shtatori e deri më tani në të gjithë vendin kanë rrëzuar 223 mjete ajrore pa pilot kamikazë (dronë) të prodhimit iranian për të cilët thuhet se i janë dhënë Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Forcat Ajrore të Ukrainës, thuhet se dronët e emërtuar “Shahed-136” pretendohet se përdoren në luftë nga forcat ruse dhe se droni i parë kamikaz është rrëzuar më 13 shtator në rajonin Kupyansk në lindje të Ukrainës.
Në deklaratë vihet theksi se që nga 13 shtatori e deri më tani në të gjithë vendin janë neutralizuar 223 dronë kamikaz “Shahed-136”.
Ukraina muajin e kaluar me arsyen se administrata e Teheranit ka “furnizuar Rusinë me armë” vendosi tërheqjen e akreditimit të ambasadorit të Iranit në Kiev, Manouchehr Moradi dhe reduktimin në masë të madhe të numrit të diplomatëve në ambasadë.
Njoftohet se ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka propozuar presidentit Volodymyr Zelenskyy ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin me arsyen se ka furnizuar me armë Rusinë.
Ndërsa administrata e Iranit, ka kundërshtuar akuzat në drejtimin se ajo i ka dërguar dronë kamikazë Rusisë.
Burimi: GAZETA.MK