Zyrtarët ukrainas kanë publikuar një bilanc të deritanishëm në lidhje me qytetarët që janë vrarë apo plagosur në sulmet e ndërmarra sot nga Rusia.
Bëhet me dije se në sulmet ajrore mbi Kiev, kanë humbur jetën gjashtë persona dhe janë plagosur 51 të plagosur të tjerë.
“Si pasojë e granatimeve të sotme 6 persona kanë humbur jetën, 51 janë plagosur, 12 janë shpëtuar dhe 24 janë evakuuar. Të paktën 11 persona vdiqën dhe 89 u plagosën nga sulmet me raketa ruse nëpër qytete në Ukrainë sot, sipas policisë së Ukrainës.
Nga ata që u vranë në sulme, katër ishin në rajonin e Dnipropetrovsk dhe nga një person u vra në rajonin e Poltava dhe rajonin e Kievit”, thuhet në një përditësim në Telegram.
Burimi: GAZETA.MK