Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi se nuk mund ta konfirmojnë shifrën pas deklaratës së Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen se vlerësohet se më shumë se 100 mijë pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë vrarë në luftën me Rusinë, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ne nuk mund ta konfirmojë këtë shifër. Humbjet e ushtrisë ukrainase janë të dhëna zyrtare dhe theksojmë se publikimi i tyre i nënshtrohet kufizimeve të saj”, ka thënë Bohdan Senyk, Shefi i Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun i Shtabit të Përgjithshëm, në lidhje me deklaratën e von der Leyen se më shumë se 100 mijë ushtarakë ukrainas vlerësohet të jenë vrarë në luftën Rusi-Ukrainë deri më sot, raportuan mediat ukrainase.
Ndryshe, Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, postoi një video-mesazh për luftën Rusi-Ukrainë nga llogaria e saj në rrjetet sociale, duke thënë: “Vlerësohet se më shumë se 20 mijë civilë dhe më shumë se 100 mijë anëtarë të ushtrisë ukrainase janë vrarë deri më tani”.
Burimi: GAZETA.MK