Ukraina nuk do ta zgjasë marrëveshjen me Rusinë për kalimin e gazit në Evropë

August 17, 2023
1 minut lexim

Ukraina ka refuzuar negociatat me Rusinë për të zgjatur kontratën rreth kalimit të gazit rus, e cila mbaron vitin e ardhshëm.

Këtë e ka konfirmuar ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, i cili deklaroi se viti i ardhshëm do të dëshmojë nëse evropianët mund të bëjnë pa gazin rus

“Ne sigurisht nuk do të marrim pjesë në negociatat me rusët, kjo është mjaft e qartë. Viti i ardhshëm do të tregojë nëse Evropa mund të bëjë pa gazin rus. Unë i shoh të gjitha parakushtet që kjo të ndodhë”, tha ai.

Halushchenko kujtoi deklaratën e mëparshme të Komisionerit Evropian për Energjinë, Kadri Simson, sipas të cilit Evropa dëshiron të heqë qafe plotësisht gazin rus.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zbulohet tjetër skandal nga djegia e spitalit modular në Tetovë/ IRL: “Prokurorët e refuzuan ekspertizën gjermane si të pakuptimtë” (VIDEO)

Story i radhës

Kovaçevski-Ageler: Deputetët duhet të tregojnë sjellje shtetërore

Të fundit nga

ShkoLartë