Qeveria e Ukrainës nënshkroi një marrëveshje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) për rinovimin dhe zhvillimin e sistemit energjetik të vendit.
Kontrata dyvjeçare do të fokusohet në sigurinë e energjisë, kalimin në energji të pastër, kursimin e energjisë dhe rindërtimin e sektorit të energjisë, raportoi Guardian.
Ministri ukrainas i Energjisë Herman Halushchenko tha se rritja e sigurisë dhe kalimi në energji pa karbon janë parimet themelore mbi të cilat do të bazohet rimëkëmbja e sektorit energjetik të Ukrainës.
“Ne nuk heqim dorë nga planet e mëparshme për zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe për t’iu bashkuar trendit global të tranzicionit të gjelbër. Programi i përbashkët duhet të ndihmojë në përdorimin e ekspertizës me cilësi të lartë dhe aplikimin e gjerë të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe teknologjisë së avancuar për rinovimin e sistemit modern energjetik të Ukrainës”, tha Halushchenko.
Burimi: GAZETA.MK