Shefi i Administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Sergey Popko tha se forcat ruse kryen sulme intensive në kryeqytetin Kiev me mjete ajrore pa pilot (UAV) ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë në llogarinë e tij në mediat sociale, Popko tha se ushtria ruse kreu sulme ajrore intensive në Kiev tre herë në 24 orët e fundit. Ai tha se më shumë se 20 UAV u shkatërruan në hapësirën ajrore të Kievit.
Duke theksuar se rusët po ndryshojnë vazhdimisht armët në sulme, Popko theksoi se trupat ruse përdorën raketa balistike dhe UAV në sulmet e tyre të mëparshme. Ai shtoi se gjatë natës sulmet janë organizuar në disa valë nga drejtime të ndryshme.
“Alarmi ajror zgjati rreth 3 orë”, tha ai.
Sipas tij, rënia e pjesëve të UAV-ve në rrethe të ndryshme të Kievit shkaktoi viktima dhe shkatërrime. “Në lagjen Golosiivskiy, një zjarr shpërtheu në një ndërtesë për shkak të rënies së një pjese. Më shumë se 20 persona u evakuuan, një person humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën”, tha Popko.
“Muret midis kateve mund të jenë shembur dhe se ka mundësi të ketë njerëz nën rrënoja. Në vendngjarje vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit”, tha shefi i Administratës ushtarake të Kievit.