Kryetari i Parlamentit ukrainas Ruslan Stefanchuk deklaroi sot se Ukraina nuk dëshiron të heqë objektivin e anëtarësimit në NATO nga kushtetuta e saj.
Ai në një intervistë për Ukraina Pravda të hënën tha se dispozitat e kushtetutës lidhur me NATO-n dhe BE-në përfaqësojnë “perspektivën e Ukrainës për të ardhmen”.
“Amendamentet kushtetuese nuk janë qëllim në vetvete dhe nuk do të bëhen të tillë,” tha Stefanchuk.
Parandalimi i hyrjes së Ukrainës në NATO dhe statusi i saj neutral është një nga qëllimet kryesore të shpallura të agresionit rus.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka treguar gatishmëri për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës me garanci sigurie nga fuqitë botërore.
Deri më tani, nuk ka pasur rezultate të prekshme në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë.
Stefanchuk theksoi se integriteti territorial i Ukrainës është një “vijë e kuqe”.
Rusia kërkon gjithashtu që Ukraina të heqë dorë nga gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi në vitin 2014, dhe të njohë “republikat e vetëshpallura popullore” të Donetskut dhe Luhanskut.
Tani përfaqësuesit rusë po pretendojnë gjithashtu të gjithë Ukrainën jugore, duke përfshirë qytetin port Odesa.