Këshilltari i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Mikhail Podolyak, ka njoftuar se në luftën me Rusinë humbën jetën 10 deri në 13 mijë ushtarë ukrainas, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për një kanal televiziv, Podolyak foli për humbjet e personelit të ushtrisë së Ukrainës.
Duke njoftuar se në Shtabin e Përgjithshëm të Ukrainës dhe në Presidencë ka të dhëna të përllogaritura për viktimat, Podolyak tha se, “Sipas të dhënave, ka 10 deri në 13 mijë ushtarë të humbur”.
Ndërkaq, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, postoi një video-mesazh në lidhje me luftën e vazhdueshme të Rusisë kundër Ukrainës nga llogaria e saj në rrjetet sociale.
“Vlerësohet se më shumë se 20 mijë civilë dhe më shumë se 100 mijë anëtarë të ushtrisë së Ukrainës janë vrarë deri më tani”, tha ajo.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës nuk e konfirmoi deklaratën e shefes së Komisionit Evropian për viktimat e Ukrainës.
Më pas, videoja e von der Leyen u hoq dhe u ri-publikua pa pjesën e humbjeve të Ukrainës.
Ushtria e Ukrainës nuk ka dhënë ende shifër të saktë zyrtare për viktimat.
Burimi: GAZETA.MK