Ukraina mohon përfshirjen në sulmin e pretenduar me dronë ndaj Kremlinit

Ukraina mohoi çdo përfshirje në sulmin e pretenduar ndaj Kremlit, të cilin presidenca ruse e quajti përpjekje “terroriste” nga Kievi, transmeton Anadolu.

“Siç ka thënë vazhdimisht presidenti (Volodymyr) Zelenskyy, Ukraina i drejton të gjitha forcat dhe fondet në dispozicion për çlirimin e territoreve të veta, dhe jo për sulm ndaj atyre të huaja”, ka thënë sekretari presidencial i shtypit i Ukrainës, Serhii Nykyforov, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Ukrinform.

Më herët gjatë ditës, Kremlini pretendoi se Ukraina u përpoq të godiste rezidencën e Kremlinit me dy dronë, për të cilët tha se u rrëzuan.

“Ne i konsiderojmë këto veprime si akt i planifikuar terrorist dhe tentativë ndaj presidentit (Vladimir Putin), të kryer në prag të Ditës së Fitores, Paradës së 9 Majit, në të cilën është planifikuar prania e mysafirëve të huaj”, tha Kremlini.

Ai shtoi se Putin nuk u lëndua nga sulmi i supozuar dhe se pala ruse rezervon “të drejtën për të marrë masa hakmarrëse ku dhe kur e sheh të arsyeshme”.

Pas lajmit për tentativën e sulmit, Moska ndaloi fluturimet me dron në kryeqytet.





Story i mëparshëm

Pendarovski: S’e kam parë marrëveshjen për korridoret/ Paralajmëroi se nuk do ta nënshkruajë ligjin për 60 orë punë në javë

Story i radhës

Jasharaj tregon se pse punëtorët e arsimit nuk protestuan më 1 Maj

Të fundit nga