Ukraina miratoi rezolutë për tregtinë me Maqedoninë e Veriut

August 17, 2023
1 minut lexim

Qeveria e Ukrainës miratoi rezolutë për zbatimin e marrëveshjes për tregtinë e lirë me Maqedoninë e Veriut.

Sipas përfaqësuesit ukrainas Taras Kaçka kjo rezolutë do të mundësojë që marrëveshja e tregtisë së lirë e arritur që në tetor të vitit 2022, ndërsa e ratifikuar këtë pranverë midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut të zbatohet në tërësi.

Kjo do të mundësojë dhe zbatimin e mekanizmit për doganimin e prodhimeve bujqësore dhe importin e mallrave nga Maqedonia e Veriut pa të dhëna shtesë në kuadër të kuotës tarifore.

Paraprakishit u njoftua se Ukraina dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur marrëveshje për “transport pa viza”, me çka parashikohet heqja e lejeve dhe transport bilateral e tranzit të automjeteve të standardit Euro 3.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

BIA dhe VBA-ja serbe bashkëpunojnë me mercenarët me pro-rusët në Ukrainë, ndajnë informacione sekrete

Story i radhës

Dy gjigantët evropianë rivalizojnë Evertonin për yllin e PSG-së

Të fundit nga

ShkoLartë