Ukraina krijon rrugë eksporti të grurit për ta shmangur krizën globale të ushqimit

1 minut lexim

Ukraina ka krijuar dy rrugë përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kyivit, Dmytro Senik.

Ai tha se siguria globale e ushqimit ishte në rrezik për shkak se pushtimi i Rusisë kishte ndalur eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, duke shkaktuar mungesë të gjerë dhe rritje të çmimeve.

Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave  ndërsa miliona tonë drithë  në magazina dhe portet e Ukrainës  nuk mund të eksportohen për shkak të luftës.

Ukraina ishte në bisedime me shtetet baltike për të shtuar një korridor të tretë për eksportet e ushqimit, tha Senik.

Këto rrugë nuk janë perfekte sepse krijon disa pengesa, por ne po bëjmë çmos për t’i zhvilluar ato rrugë”, tha zyrtari për  Reuters.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Haaland prezantohet te City: Mezi prës të zbres në fushë me këtë skuadër

Story i radhës

CEO e Vodafone Albania: Nëse dëshironi të shikoni sesi shoqëria do të ngjajë në 10 vitet e ardhshme, vështroni 10 vjeçarët sot

Të fundit nga