Federata ukrainase e futbollit i ka kërkuar FIFA-s sot që ta përjashtojë Iranin nga Kupa e Botës, pasi ky vend po e furnizon ushtrinë ruse me armë.
Thirrja u bë tre javë përpara se Irani të përballet me Anglinë në ndeshjen e parë të Grupit B në Kupën e Botës që mbahet në Katar.
FIFA nuk ka komentuar kërkesat e Ukrainës dhe zakonisht nuk i pezullon federatat anëtare për shkak të vendimeve ushtarake nga një qeveri kombëtare.