Ukraina kërkon garanci sigurie nga Rusia për evakuimin e Mariupolit

April 25, 2022
1 minut lexim

Ukraina nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Rusinë për krijimin e një korridori humanitar për civilët nga qyteti jugor i Mariupolit, tha zëvendëskryeministrja Iryna Vereshschuk, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Rusia njoftoi se një armëpushim për fabrikën e çelikut Azovstal do të bëhej nga ora 14:00 me orën lokale, për të lejuar evakuimin e civilëve të strehuar brenda.

Vereshchuk i tha BBC-së Ukraina kishte dëgjuar shumë herë se Ministria e Mbrojtjes e Rusisë do të shpallte armëpushim dhe do të hapte një korridor humanitar.

Por, shtoi ajo, Rusia “kurrë nuk i mbajti angazhimet e saj dhe nuk e hapi korridorin”.

Ajo kërkoi garanci për sigurinë e civilëve. Vereshchuk tha se Ukraina dëshiron që Moska t’i japë garanci të shkruara sigurie Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së António Guterres.

Ka pasur disa përpjekje të dështuara evakuimi nga Mariupol që kur Rusia intensifikoi presionin e saj ndaj ushtarëve dhe civilëve ukrainas që strehoheshin në uzinën Azovstal.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ja si do të bëhet regjistrimi në shkollën e mesme në vitin e ri shkollor 2022-23

Story i radhës

Presidenti Konsensual…

Të fundit nga

ShkoLartë