​Ukraina kërkon 300 miliardë dollarë dëmshpërblime lufte nga Rusia

1 minut lexim

Ukraina po kërkon 300 miliardë dollarë dëmshpërblime lufte nga Rusia, shumë kjo më e vogël sesa dëmi në infrastrukturën e saj.

Ministri ukrainas i Drejtësisë, Denys Maliuska ka bërë të ditur se Kievi po planifikon një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, për të krijuar një mekanizëm ndërkombëtar kompensimi.

Ndërsa dëmi në infrastrukturën e Ukrainës shkaktuar nga pushtimi rus vlerësohet të jetë shumë më i madh se shuma e cituar nga Maliuska,

shifra prej 300 miliardë dollarësh është shuma totale e aseteve që banka kombëtare ruse ka në vendet e G7 e që janë ngrirë për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës pas pushtimit të Ukrainës, raportojnë mediat e huaja. 

Story i mëparshëm

Në pritje të fëmijës së parë – Einxhel Shkira poston imazhet e ëmbla përkrah DJ Dagzit: Ne mbi re

Story i radhës

Courtois, muri i Casa Blanca

Të fundit nga