Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, i falënderoi Shtetet e Bashkuara të shtunën për përkrahjen e tyre, pasi vendi i tij mori 1.5 miliard dollarë shtesë si pjesë e ndihmave ndërkombëtare financiare.
“Buxheti shtetëror i Ukrainës pranoi një grant prej 1.5 miliard dollarësh.
Kjo është pjesa e fundit e ndihmës prej 4.5 miliardë dollarësh nga Shtetet e Bashkuara, nga Fondi i Besimit i Bankës Botërore”, shkroi kryeministri ukrainas në rrjete sociale.
Ai tha se këto fonde do të përdoren për t’i plotësuar shpenzimet buxhetore për pagesat e pensioneve dhe për programet e asistencës sociale.