Ukraina indentifikon 500 kriminelë të dyshuar të luftës

April 10, 2022
1 minut lexim

Iryna Venediktova, Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, e përshkroi presidentin rus Vladimir Putin si “kriminelin kryesor të luftës të shekullit të 21-të”, por shpjegoi se ai ka njëfarë imuniteti nga ndjekja penale për shkak të pozicionit të tij.

Venediktova tha se Ukraina ka identifikuar 500 kriminelë të dyshuar lufte, duke shtuar se ka të paktën 5,600 raste të krimeve të dyshuara të luftës.

Duke folur për sulmin në një stacion hekurudhor në Kramatorsk, ajo tha: “Absolutisht është një krim lufte, ishte një raketë ruse që vrau më shumë se 50 njerëz, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Këta njerëz thjesht donin të shpëtonin jetën e tyre, donin të evakuoheshin. Ishin gra, ishin fëmijë dhe ata thjesht donin të shpëtonin jetën e tyre.”

E pyetur nëse e di me të vërtetë se ky ishte një sulm rus, Venediktova tha: “Ne kemi prova”.

Ajo shtoi se 90% e infrastrukturës civile tani është shkatërruar në Mariupol në jug të Ukrainës, e cila është bombarduar pamëshirshëm për javë të tëra.

Megjithatë, Venediktova tha se ishte lindja e Ukrainës ajo që u sulmua mbrëmë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Test / Cili është detaji i parë që shihni?

Story i radhës

Bregdeti i Ranës së Hedhun mbushet me pula të ngordhura

Të fundit nga

ShkoLartë