Ukraina: Fuqia jonë është e mjaftueshme për të fituar kundër armikut

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi tha se kanë fuqinë e mjaftueshme për të fituar luftën që vazhdon kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zaluzhnyi përmes një video-mesazhi që ndau në orët e natës iu drejtua popullit dhe i uroi Krishtlindjet.

Duke tërhequr vëmendjen se lufta në vendin e tij vazhdon, Zaluzhnyi theksoi se populli po përjeton ditë të vështira për shkak të luftës. “Këto Krishtlindje kanë shijen e lotit dhe ngjyrën e gjakut”, tha ai.

Ai potencoi se Rusia i ka shpallur luftë vendit të tij. “Nuk e zgjodhëm ne luftën. Por, pranuam të luftojmë. Dhe Zoti është në anën tonë. Ne kemi fuqinë e mjaftueshme për të fituar kundër armikut. Një popull lind brenda luftës”, shtoi Zaluzhnyi.





Story i mëparshëm

Kroacia në mesnatë prezanton euron dhe hyn në zonën Shengen

Story i radhës

Rama: Transformimi i Prishtinës është duke ndodhur

Të fundit nga