Ukraina ftohet në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s

Ukraina dhe një numër vendesh joanëtare të NATO-s janë ftuar të marrin pjesë në takimin dyditor të ministrave të jashtëm të NATO-s, javën e ardhshme, sipas një deklarate të aleancës veriatlantike.

NATO tha se “ministrat e Jashtëm të Australisë, Finlandës, Gjeorgjisë, Japonisë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re, Suedisë dhe Ukrainës, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme [Josep Borrell]” do të marrin pjesë në një sesion të takimit më 7 prill.

Disa nga ministrat “mund të marrin pjesë përmes videolidhjes”, thuhet në deklaratë.

Ministrat e jashtëm nga 30 vendet anëtare të NATO-s do të mblidhen për herë të dytë që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Ky takim vjen pas atij të javës së kaluar të nivelit të lartë, kur liderët e NATO-s u mblodhën në një samit të jashtëzakonshëm mbi krizën në Ukrainë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fëmijët refugjatë nga Ukraina dhe problemet e shëndetit mendor

Story i radhës

Më thuaj shenjën e Horoskopit, të të them si mund ta bësh jetën tënde më të mirë

Të fundit nga