Ukraina dhe SHBA hedhin hapin e parë drejt një marrëveshjeje ekonomike të re

April 18, 2025
1 minut lexim

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara kanë nënshkruar një Memorandum Qëllimi, i cili shihet si një hap fillestar drejt një marrëveshjeje të plotë për bashkëpunim ekonomik midis dy vendeve, njoftoi Ministrja e Ekonomisë së Ukrainës, Yulia Svyrydenko, shkruan Gazeta Sinjali.

Procesi për këtë marrëveshje kishte hasur pengesa pas një debati të ashpër publik në shkurt, mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, derisa ky lajm u bë i ditur nga televizioni britanik BBC.

Ministrja ukrainase publikoi lajmin për nënshkrimin e memorandumit në rrjetin X, pa dhënë më shumë detaje, por shoqëroi postimin me fotografi ku ajo dhe sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, shihen duke nënshkruar dokumentin veçmas.

Ne jemi të lumtur që ta njoftojmë nënshkrimin, me partnerët tanë amerikanë, të një Memorandumi të Qëllimit, i cili e shtron rrugën për një Marrëveshje të Bashkëpunimit Ekonomik dhe për themelimin e Fondit Investues për Rindërtimin e Ukrainës” – shkroi zonja Svyrydenko.

Nënshkrimi u realizua përmes një lidhjeje virtuale me sekretarin Bessent, i cili konfirmoi se detajet përfundimtare të marrëveshjes janë ende në proces.

Nga ana tjetër, presidenti Trump përmendi marrëveshjen gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.

Ne kemi një marrëveshje për mineralet, e cila besoj se do të nënshkruhet të enjten… të enjten e ardhshme. Së shpejti. Dhe supozoj se ata do ta përmbushin marrëveshjen. Pra, do të shohim, por ne kemi bërë një marrëveshje për këtë” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare për afatin apo përmbajtjen konkrete të marrëveshjes, raportoi agjencia “Reuters”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Befasojnë shkencëtarët, pikat e shiut mund të jenë burim i ri i energjisë së pastër

Story i radhës

Organizata “Miqtë e Famijes Biden” në Ferizaj forcojnë miqësinë shqiptaro-amerikane

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë