Autoritetet në Ukrainë dhe Rusi e kanë akuzuar njëra-tjetrën për orkestrim të bombardimeve vdekjeprurëse përgjatë javës.
Policia rajonale e Dnjipros e ka arrestuar më 14 dhjetor një të dyshuar për lidhje me një shpërthim që ka ndodhur në qendrën e qytetit më herët gjatë asaj dite.
Shpërthimi e ka lënë të vrarë një burrë dhe i ka plagosur katër të tjerë, përfshirë dy zyrtarë policorë, të cilët janë në spital, në gjendje kritike.
Sipas autoriteteve ukrainase, i dyshuari 37-vjeçar, besohet se ka vepruar nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës ruse.
I dyshuari është arrestuar brenda disa orësh, pas një operacioni të përbashkët të policisë dhe Shërbimit ukrainas të Sigurisë (SBU).
SBU e ka klasifikuar incidentin si sulm terrorist.
Ndërkohë, Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) i Rusisë, ka thënë më 15 dhjetor se e ka arrestuar një të dyshuar për një shpërthim me makinë-bombë në rajonin e Donjeckut, që është thënë se e ka vrarë një person dhe një tjetër e ka plagosur.
Media shtetërore ruse ka thënë se i dyshuari është banor lokal.
FSB dyshon se i dyshuari e ka vendosur pajisjen shpërthyese nën makinë, dhe e ka aktivizuar atë nga distanca, duke vepruar nën urdhrat e shërbimit ukrainas të inteligjencës.
Autoritetet ruse nuk e kanë bërë të ditur identitetin e burrit të vrarë, duke e përshkruar vetëm si zyrtar.
Megjithatë, në rrjete sociale ai është identifikuar si Sergei Yevsyukov, ish-shef i burgut, ku dhjetëra ukrainas ukrainas, të kapur prej forcave ushtarake ruse, janë vrarë më 2022.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto shpërthime./REL
Burimi: botasot.info