Ukraina dhe Rusia afër marrëveshjes për eksport të drithërave, thotë OKB

July 13, 2022
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se ka shpresa që negociatorët rusë dhe ukrainas të mund të arrijnë një marrëveshje zyrtare, për të filluar eksportet e drithërave përmes Detit të Zi, që në javën e ardhshme.

Delegacionet nga Ukraina, Rusia, Turqia dhe OKB, u takuan sot në Stamboll, për të diskutuar për këtë çështje.

“Ne shpresojmë që do të jemi në gjendje të mblidhemi shumë shpejt, jam i sigurt që javën e ardhshme dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje të kemi një marrëveshje përfundimtare”, tha Guterres pas takimit.

Ai tha se kishte “marrëveshje të gjerë” për një plan të OKB-së për të transportuar miliona tonë drithë të bllokuar në Ukrainë.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, i cili organizoi bisedimet, tha se palët ranë dakord për kontrolle të përbashkëta në portet dhe për mënyrat për të garantuar sigurinë e rrugëve të transferimit përtej Detit të Zi.

Ai ishte gjithashtu optimist se një marrëveshje përfundimtare mund të shpallet javën e ardhshme.

Rreth 22 milionë tonë drithë janë të bllokuara në Ukrainë. Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë tha se lufta në Ukrainë po rrezikonte furnizimet ushqimore për shumë vende në zhvillim, duke rritur çmimet e ushqimeve në nivel global, dhe se mund të përkeqësojë urinë për deri në 181 milionë njerëz.

Kievi akuzoi gjithashtu Moskën për bllokimin dhe ndonjëherë vjedhjen e grurit të saj.

Moska, megjithatë, e mohoi këtë, dhe tha se Kievi është i lirë të transportojë grurë nga portet e tij.

Qindra mina u hodhën në Detin e Zi nga të dyja palët, raporton DW.

Ukraina ka refuzuar të çminojë zonën, nga frika se Rusia mund të organizojë më pas një sulm amfib në qytete.

Një plan i propozuar nga OKB-ja parasheh që dërgesat të nisnin përgjatë korridoreve specifike, duke shmangur vendndodhjet e njohura të minave.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kam rritur çmimet”/ Albërije Hadërgjonaj e thotë troç, ja sa kërkon për një dasmë

Story i radhës

Flakët në Malin e Çikës, reagon Meta

Të fundit nga

ShkoLartë