ukraina avionet e pare f 16 mund te dorezohen pas 6 7 muajsh 64e4dc1cebdb3

Ukraina: Avionët e parë F-16 mund të dorëzohen pas 6-7 muajsh

August 22, 2023
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka njoftuar se avionët e parë F-16 mund ti dorëzohen Ukrainës pas 6-7 muajsh, transmeton Anadolu.

Reznikov për gazetarët foli lidhur me sigurimin e avionëve F-16 për Ukrainën.

Ministri ukrainas theksoi se është e nevojshme të bëhet përgatitja e infrastrukturës për mirëmbajtjen, riparimin dhe përmbushjen e misioneve luftarake të avionëve F-16. Ai shtoi se krahas pilotëve është e nevojshme të trajnohen edhe inxhinierët dhe teknikët dhe se kjo është një detyrë serioze dhe gjithëpërfshirëse.

Reznikov po ashtu tha se po vazhdojnë trajnimet dhe punimet për fluturimin e avionëve të parë F-16 në qiejt e Ukrainës dhe se pritet që avionët e parë F-16 të dorëzohen pas 6-7 muajsh.

Ndër të tjera, ai theksoi se pilotët ukrainas mund të jenë të gatshëm brenda 6 muajve.

Holanda njoftoi se do të sigurojë për Ukrainën 42 avionë, ndërsa Danimarka 19 avionë F-16.





MARKETING

RENT A CAR

KOSOTOVSKI SHBA LUBOTEN
Story i mëparshëm

Kryetari i Butelit Kostovski me mjete të siguruara nga SHBA-të ZGJIDHIN problemin shumëvjeçar me ujësjellësin për Lubotenin dhe Lubancën

avokati i ridvan muharremit 52 tone grure u zhduken ne durres pergjegjese eshte mint i 64e4dee88818f
Story i radhës

Avokati i Ridvan Muharremit: 52 tonë grurë u zhdukën në Durrës, përgjegjëse është MINT-i

Të fundit nga

Kur seksi i rastësishëm është ide fantastike

Ndonjëherë seksi i rastësishëm mund të bëjë që ta gjeni veten duke ndarë shtratin me njerëzit që nuk do të ndanit as ashensorin. Dëgjo këtë artikull tani… Kur seksi i rastësishëm është

Moti për sot: I vranët dhe me reshje shiu

Sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalisht mund të jenë intensive. Reshjet më të pakta pritet të jenë në zonat perëndimore, veriperëndimore dhe veriore, ndërsa më të
ShkoLartë