Agjencia ukrainase e lajmeve Ukrinform, raporton se qe nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë, ushtria ruse ka vrarë 554 fëmijë në Ukrainë dhe ka plagosur 1419 fëmijë të tjerë, duke iu referuar kështu shifrave të publikuara nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Telegram.
“Më shumë se 1973 fëmijë kanë vuajtur në Ukrainë si rezultat i agresionit të armatosur të plotë të Federatës Ruse. Që nga mëngjesi i 30 qershorit 2024, sipas informacioneve zyrtare nga prokurorët për të mitur, 554 fëmijë u vranë dhe më shumë se 1.419 janë lënduar në shkallë të ndryshme”, thuhet në deklaratë.
Fëmijët vuajtën më shumë në rajonin e Donetskut – 550, Kharkiv – 399, Kherson – 154, Dnipro – 152, Kiev – 130 dhe Zaporizhzhia – 119.
Më 29 qershor, 11 fëmijë u plagosën në granatimet armiqësore të qytetit të Vilniansk në rajonin e Zaporizhzhia. Dy vajza të moshës 10 dhe 17-vjeçe dhe një djalë 15-vjeç u vranë dhe tetë fëmijë të moshës 14-15 vjeç pësuan lëndime me ashpërsi të ndryshme.
Sipas Ukrinform, në orën 17:40 të datës 29 qershor, ushtria ruse gjuajti me raketa qendrën e Vilniansk. Deri në orën 09:30 të datës 30 qershor, 43 persona kanë mbetur të plagosur, shtatë prej tyre kanë mbetur të vdekur (tre burra, një grua dhe tre fëmijë). Tridhjetë e gjashtë persona u plagosën, përfshirë nëntë fëmijë.
Ndryshe, Rusia të dielën pretendoi se kishte marrë nën kontroll dy fshatra në rajonin lindor Donetsk të Ukrainës.
Një deklaratë e bërë nga Ministria e Mbrojtjes Ruse tha se kanë marrë nën kontroll fshatrat Spornoye dhe Novoaleksandrovka, dhe se shumë armë e pajisje ushtarake, duke përfshirë municione të prodhuara nga SHBA, u shkatërruan.
Kjo vjen pasi Rusia pretendoi kapjen e vendbanimit Shumy të Ukrainës lindore të shtunën dhe vendbanimin Rozdolivka të premten, raporton AA.
Burimi: botasot.info