Ukraina akuzon Rusinë: Bombardime të qëllimshme, po synon të sabotojë marrëveshjen e armëpushimit

March 22, 2025
1 minut lexim

Ushtria e Ukrainës ka akuzuar Rusinë se po bombardon qëllimshëm stacionet e gazsjellësit të saj me qëllim për ta sabotuar marrëveshjen e armëpushimit të kufizuar që ishte dakorduar para disa ditëve, raporton “The Independent”.

Një stacion i gazit në Sudzha, i cili ndodhet në rajonin rus të Kurskut u pwrfshi nga flakët të premten në mëngjes pas një shpërthimi të madh. Autoritetet ukrainase kanë mohuar se forcat e tyre e kanë goditur gazsjellësin dhe përkundrazi kanë thënë se atë e kanë bombarduar “rusët në mënyrë të vazhdueshme”.

Ushtria ukrainase e ka akuzuar Rusinë se ka për qëllim ta zhvendosë fajin në drejtim të Kievit me akuza “të pabaza”  – e gjitha kjo në vazhdën e përpjekjeve për të cenuar çdo armëpushim dhe marrëveshje afatgjatë të paqes që po negociohet aktualisht nga presidenti amerikan, Donald Trump dhe Shtetet e Bashkuara Amerikës.

Gazsjellësi i Sudzhas ka qenë një nyje e rëndësishme për dërgimin e gazit rus në Evropë nëpërmjet Ukrainës. Trump e Putin gjatë një bisede telefonike para disa ditëve u dakorduan për një armëpushim të kufizuar 30-ditor mbi infrastrukturën energjetike.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Tuchel kritikon ashpër dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Story i radhës

Jennifer Lopez është gati për një romancë të re pas divorcit nga Ben Affleck

Të fundit nga

Takimi Dimovska – Tavçar

1 Shkup, 27 maj  – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm, Nikolla Gjoshevski, janë në vizitë në Parlamentin e Republikës së Sllovenisë në Lubjanë më 27 dhe
sqmken
ShkoLartë