Ukaj: Dita e sotme simbolizon daljen nga robëria në liri

November 28, 2024
min lexim

Dita e 28 nëntorit është një festë kombëtare për shqiptarët e trojeve dhe ata anë e mbanë botës, por gjithashtu edhe një moment reflektimi mbi të kaluarën dhe të ardhmen.

I ftuar në studion e ‘Balkan Update’ shkrimtari Ndue Ukaj e cilësoi 28 nëntorin si një festë që simbolizon daljen nga robëria në liri dhe cilësoi klasën politike si të kompromentuar dhe se kemi mundësi të shohim një të ardhme të ndritshme.

“Ky moment është një moment reflektimi për domethënien që ka. 28 nëntori është festë e pavarësisë kombëtare, simbolizon daljen nga robëria në liri dhe është themelore për të bërë një analizë sesi kanë shkuar fatet e kombit. Reflektojmë për momentet vendimtare që kanë simbolizuar kombin tonë. Ne si brez e kemi për detyrë të integrohemi si komb sepse është vlerë europiane dhe duhet të krijojmë dhe të gjejmë mundësitë ku të ecim nesër. Përgjatë këtyre viteve kemi pasur shumë huqe sidomos klasa politike e cila ka qenë e kompromentuar, nuk e kemi përqafuar rendin dhe demokracinë përendimore, nuk e kemi përqafuar tolerancën dhe nuk kemi punuar për të ngritur dinjitetin e shqiptarëve. Është fakt historik që jemi pjesë e aleancave më pozitive dhe duhet ta shfrytëzojmë përmes strategjive që të integrohemi në struktura euroatlantike. Kemi shumë mundësi që të ardhmen ta kemi më të ndritshme, na duhet ta shohim njëri- tjetrin më mirë në sy dhe të mos ndjekim bahcallëkun. “

Gjithashtu shkrimtari u ndal tek raportet me perëndimin ku u shpreh se degradimi i këtyre raporteve është degradim I vetëekzistencës. Sipas Ukaj, sa herë janë mbyllur portat me perëndimin janë hapur portat e ferrit dhe është sfida e të dy kombeve ruajtja e raporteve.

“Sa herë i kemi mbyllur portat e përendimit për kombin shqiptar janë hapur portat e ferrit. Degradimi i këtyre raporteve është krejt degradimi i vetëekzistencës, i shtetit dhe dëmtim të pozitës së shqiptarëve në raportet politike. Jemi komb i vogël që të bëjmë politika kryeneçe dhe të sillemi me arrogancë dhe të nëpërkëmbim ato vlera që na kanë sjellë këtu ku jemi. Kosova politike ka degraduar, kemi një rezistencë aktive kundër gjuhës që përkeqëson raportet me perëndimin dhe së shpejti do të dalim nga ky kllapim. Ne kemi nevojë për këto vlera për të ngritur cilësinë e jetës dhe për tu integruar në strukturat euroatlantike. Sfida kryesore e Kosovës dhe kombit shqiptar është t’i ruajë raportet me perëndimin dhe të dijë ta kultivojë identitetin e vetë europian. Ky ëshët identiteti I vetëm që e shpëton dhe e paraqet ashtu sic duhet në rrjedhat globale. “

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hyseni: LDK-ja ka një plan qeverisës në të cilin punuan mbi 200 ekspertë

Story i radhës

Shqiptari ‘mburoja’ e Rigës kundër ekipit grek

Të fundit nga

Pedri shmang polemikat

Levandovski ishte ai që zuri faqet e para të shtypit pas fitores së Barçës 3-0 kundër Brestit të martën në Champions. E vetëkuptueshme pas dy golave dhe rekordit në Champions. Por një
ShkoLartë