Uka: Peticioni për largimin e kryetarëve është ide e gabuar, të caktohet data e zgjedhjeve siç e kërkon ShBA

August 21, 2023
1 minut lexim

Analisti politik, Fidan Uka vlerëson se krijimi i grupit punues, me qëllim hartimin e udhëzimit administrativ që mundëson nisjen e peticionit për largimin e kryetarëve të komunave në veri, është një ide e keqe.

Uka thotë se në këto rrethana që jemi duhet të caktohet data e zgjedhjeve, ashtu siç e kërkojnë Bashkimi Evropian dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne e dëgjuam edhe zotin Hovenier i cili nuk përmendi as udhëzim administrativ as nuk përmendi ligj. Ai tha ne kërkojmë një datë të zgjedhjeve. BE dhe ShBA janë shumë të interesuara për një datë të zgjedhjeve. Unë mendoj se formimi i këtij komisioni për këtë udhëzim administrativ sipas z. Krasniqi e kryeministrit Kurti ‘për ta plotësuar ligjin, sepse ekzistuakan mungesa në ligjin për qeverisjen lokale mbi mundësinë e peticionit për ta larguar një kryetar të komunës me një përqindje të caktuar të votuesve të asaj komune’, mendoj se është gabim në këtë kohë”, ka thënë Uka.

Uka shton se data e zgjedhjeve duhet të caktohet sa më shpejt dhe se kësaj duhet t’i paraprijë një takim i kryeministrit Kurti me kryetarët e komunave.

“Për arsye se kërkesa e BE është e vendosur dhe ata kërkojnë që sa më shpejt të caktohet kjo datë e zgjedhjeve për pjesën veriore. Z. Kurti duhet t’i takojë ata kryetarë komunash, t’i shtyjë të japin dorëheqje dhe të caktohet kjo datë e zgjedhjeve dhe të mbahet procesi zgjedhor ashtu siç po e kërkojnë partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Siguria rrugore, Balla: 93 të ndaluar për drejtim mjeti pa patente apo gjendje të dehur

Story i radhës

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dronët ushtarakë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë