Ndryshimi i stinëve dhe ulja e temperaturave ka bërë që kafshët e egra të shfaqen gjithnjë e më shumë në zonat e banuara.
Sipas asaj që raporton express, një ujk ka zbritur pranë banesës së veteranit të UÇK-së, Mehmet Hasani në Nikovaz të Gjakovës, dhe i ka ngrënë atij një viç.
Në foto shihet se viçi është sulmuar kryesisht në stomak, ndërsa i ka mbetur vetëm koka, brinjët dhe këmbët.
Foto nga vendngjarja
Mehmet Hasani tha ujku ia kishte sulmuar bagëtinë rreth orës 4 të mëngjesit.
“I kam pasë tre viça. Tani më mbetën dy”, thotë ai.
Hasani tha se ka dëgjuar se ujku ka sulmuar edhe në disa fshatra përreth.