uji ne gostivar tani mund te pihet 6a7f2120bcf6c

Uji në Gostivar tani mund të pihet

August 14, 2026
1 minut lexim

Pas gati një muaji, qytetarët e Gostivarit mund ta përdorin sërish ujin nga ujësjellësi për pije. Nga Shtabi Kryesor për Menaxhimin e Krizave njoftuan se rezultatet më të fundit të analizave kanë konfirmuar se uji është mikrobiologjikisht dhe bakteriologjikisht i rregullt, përcjell TV21. Me këtë janë plotësuar kushtet që uji në Gostivar të përdoret përsëri për konsum. Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari tha se rezultatet e fundit kanë konfirmuar sigurinë e ujit, ndërsa autoritetet u rekomandojnë qytetarëve që, para se ta përdorin për pije, ta lënë ujin të rrjedhë mirë nga çezmat.

“Nga sot uji në Gostivar është i sigurt për pije”, deklaroi në konferencë për media drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe njëherësh shef i Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angellov.

Vendimi për rikthimin e ujit për konsum erdhi pas mbledhjes së Shtabit Kryesor për Menaxhimin e Krizave, ku u shqyrtuan rezultatet më të fundit dhe informacionet lidhur me gjendjen e ujit nga ujësjellësi i Gostivarit. /Tv21

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dogji vajzen 3 muajshe me tharese dhe i shkaktoi vdekjen nena 28 vjecare denohet me 6 vite burg per vrasje 6a7f1db5554f6
Lajmi i mëparshëm

Dogji vajzën 3-muajshe me tharëse dhe i shkaktoi vdekjen, nëna 28-vjeçare dënohet me 6 vite burg për vrasje

ademi ndryshimi i vertete mban vulen e mbretit ali ahmeti 6a7f2270b2689
Lajmi i radhës

Ademi: Ndryshimi i vërtetë mban vulën e mbretit Ali Ahmeti

Të fundit nga

ShkoLartë