uji ne diber i pasigurte per pije mund te perdoret vetem duke e vluar paraprakisht 6801825cddd5e

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

April 18, 2025
1 minut lexim

Dibër, 17 prill – Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

nderron jete nje 38 vjecar ne nje aksident me motociklete ne shkup 680182549a591
Story i mëparshëm

Ndërron jetë një 38-vjeçar në një aksident me motoçikletë në Shkup

vritet i ati i armikut te ervis martinajt karamuco vrasje e parashikuar atentati ne lezhe dyshohet per hakmarrje 680187f2ac760
Story i radhës

Vritet i ati i armikut të Ervis Martinajt/ Karamuço: Vrasje e parashikuar, atentati në Lezhë dyshohet për hakmarrje

Të fundit nga

ShkoLartë