​Uji i pijes, IKSHPK me rekomandime për qytetarët e Deçanit, Klinës e Istogut

November 20, 2022
1 minut lexim

​Uji i pijes, IKSHPK me rekomandime për qytetarët e Deçanit, Klinës e Istogut.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka dalë me rekomandime për qytetarët e rajoneve të Deçanit, Klinës dhe Istogut për përdorimin e ujit të pijes pas situatës së krijuar nga reshjet e shiut që janë duke vazhduar në vend.

IKSHPK/QRShP Pejë thotë se është në bashkëveprim dhe kontakt të vazhdueshëm me KRU Hidrodrini – Pejë dhe bazuar në të dhënat e inspektimit nga tereni, vërehet turbullirë e shtuar e ujit kryesisht në rajonin e Deçanit, Klinës dhe Istogut.

Situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm me mostrimin e ujit për pije. IKSHPK rekomandon qytetarët e këtyre rajoneve ta vlojnë ujin para përdorimit dhe të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mickoski: Nuk do lejojmë ndryshime në Kushtetutë, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sa më shpejt

Story i radhës

Tenistja i vë “flakën” rrjetin me imazhin e fundit

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë