Uji i detit shpërthen makinat elektrike gjatë përmbytjeve të uraganit në SHBA

September 30, 2024
1 minut lexim

Automjetet e përmbytura nga uji i detit pas uraganit në Florida po trajtohen tashmë si ‘rrezik zjarri’ nga autoritetet, pas disa shpërthimeve të baterive, pas tragjedisë që la shkatërrime të gjera dhe dhjetra viktima be SHBA.

Zyrtarët po nxisin të evokuarit që kanë lënë automjete elektrike ose makina golfi në ndërtesa t’i raportojnë ato ose t’i zhvendosin nëse munden.

Uji i kripur i detit mund të jetë reagues ndaj kimikateve të baterive duke bërë që ato marrin flakë, shkruan rrjeti britanik Metro.

Operacionet e ndihmës ndërkohë vijojnë në zonë dhe autoritetet thonë se duan të reduktojnë rreziqet e mundshme të shkaktuara nga bateritë e automjeteve elektrike.

Grupeve të shpëtimit u është udhëzuar të mos zhvendosin mjetet elektrike të përmbytura por të kërkojnë skuadra të specializuara për ndihmë.

Shtetet amerikane të Florida, Georgia, North Carolina, South Carolina, Alabama e Virginia kanë shpallur gjendje emergjence pas uraganit shkatërrimtar që përfshiu juglindjen e SHBA.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkon në 193 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal

Story i radhës

Këta dy deputetë ndajnë rrugët me LVV-në, të martën zyrtarizojnë bashkëpunimin me Pacollin

Të fundit nga

​Licensohen mbi 900 inxhinierë

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë. Të shtunën pritet që pas përfundimit të punëve të kuvendit të parë, të bëhet zyrtarisht
ShkoLartë