Universiteti i Evropës Juglindore, sot shënoi 23 vjetorin e themelimit të tij.
Ceremonia e përvjetorit u organizua në mënyrë solemne në prani të korit diplomatik në vend dhe përfaqësuesve politik.
Rektori këtij universiteti Abdylmenaf Bexheti adresoi një sërë falënderimesh ndaj kuadrove të këtij universiteti të cilët për gjithë këto vite, UEJL-në, e kanë ngritur në piedestalin shkencor, hulumtues por edhe rritjen dhe zhvillimin e universitetit në të gjitha aspektet.
Në fjalimin e tij Bexheti përmendi të arriturat e universitetit.
“Numri 23 njihet si numër engjëllor. Kuptimi numerologjik i tij i përbërë nga numri dy dhe tre, rezulton simbol të fuqishëm të rritje shpirtërore, ndriçimit dhe aktivitetit krijues. Atributi i ndriçimit i referohet dijes që ka ndriçuar rrugëtimin e 23 gjeneratave me mbi 35.000 studentë të regjistruar dhe mbi 17.000 të diplomuar deri sot. Iluminizmi arsimor dhe shkencor i këtyre plejadave që janë alumni jonë, na motivon edhe më shumë kur shohim se gjeneratat e para të diplomuara sot i kanë tejkaluar edhe orbitat shkencore dhe shkëlqejnë gjithandej si ambasador të denjë të punës sonë të përbashkët në këtë institucion”, u shpreh Abdylmenaf Bexheti – Rektor i UEJL-së. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN