UEFA pritet të vendosë sot për incidentet në ndeshjen Rumani – Kosovë

September 20, 2023
1 minut lexim

UEFA do të vendosë sot për incidentet që ndodhën në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës.

Loja ishte ndërprerë për afro 50 minuta për shkak të thirrjeve të tifozëve rumunë “Serbia, Serbia” dhe për shkak të banerit me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Për këtë arsye, gazeta rumune “Fanatik” mëson se UEFA do të vendosë sot se çfarë dënimi do t’ia japë Federatës Rumune të Futbollit.

Rumania e fitoi 2:0 lojën me Kosovën, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Por, rezultati i duelit në “National Arena” doli në plan të dytë pas incidenteve të shkaktuara në ndeshjen Rumani – Kosovë.

Rumunët mund të dënohen me dy ndeshje pa praninë e shikuesve, kundër Andorrës më 15 tetor dhe ndaj Zvicrës më 21 nëntor.

Gjithashtu, Federata Rumune mund të gjobitet edhe me para..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Anketa: Gruevski kryeson me 9:1 para Mickoskit – Ja kush është lideri i vërtetë!

Story i radhës

Skandal! Një 18-vjeçar nga Shkupi e xhiroi një të mitur në skena intime, materialet i shikonte edhe me familjarë

Të fundit nga

ShkoLartë