UEFA raportohet se po mendon të ndryshojë formatin e Ligës së Kampionëve.
Sipas “The Times”, shtëpia e futbollit evropian po shqyrton mundësinë që të organizojë një mini-turne ose “Final 4”.
Plani i UEFA-s thuhet se është që faza gjysmëfinale të zhvillohet vetëm me nga një ndeshje.
Gjysmëfinalja dhe finalja të zhvillohet në qytetin e njëjtë brenda një jave.
Klubet e mëdha evropiane thuhet se janë pro këtyre ndryshimeve.