UEFA merr vendimin që ndryshon historinë e Europianit

June 23, 2023
1 minut lexim

Italia U21 humbi në ndeshjen e parë të Europianit për këtë grupmoshë, duke u mundur nga Franca U21 me rezultatin 2:1.

Italia në fakt arriti të shënonte golin e barazimit dhe nga pamjet filmike dukej qartë që topi kishte kaluar vijën fatale por arbitri nuk e konsideroi gol dhe la në fuqi rezultatin 2-1.

Në mungesë të sistemit VAR dhe teknologjisë në portë, polemikat janë të shumta dhe italianët ndihen të vjedhur.

Kjo ka bërë që UEFA të marrë një vendim të rëndësishëm.

Duke nisur nga ndeshjet çerekfinale, do të ketë sistem VAR dhe diçka e tillë është vendosur ditën e djeshme.

Duke qenë se ndeshjet janë me një takim të vetëm, një gabim mund të ndryshojë fatet e skuadrave dhe për këtë UEFA ka menduar që të shmangen duke vënë sistemin VAR.

Fillimisht, ishte menduar që Europiani i kësaj grupmoshe të bëhej pa VAR dhe për herë të parë në histori, VAR-i do të jetë aty.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Alma Lama: Ja lista me ndëshkime e SHBA dhe BE ndaj Kurtit

Story i radhës

Shkëputet ashensori në një pallat Gjirokastër, një i lënduar

Të fundit nga

ShkoLartë