UEFA e kërcënon me mbylljen e stadiumit

1 minut lexim

Tifozët e Juventus-it kanë përfunduar në shënjestrën e UEFA-s për kore që janë gjykuar diskriminuese dhe raciste, madje edhe ndaj napolitanëve dhe gjithashtu disa përshëndetje romake në Paris me rastin e transfertës së Champions League më 6 shtator.

Një qëndrim i pafalshëm, i diskutuar shumë pas publikimit të disa videove në rrjetet sociale dhe për këtë arsye UEFA ka vendosur të ndëshkojë klubin e Juventusit me 15 mijë euro gjobë. Por jo vetëm.

Siç mësojmë nga një njoftim zyrtar për shtyp, Juventusi është sanksionuar me mbyllje të pjesshme të Stadiumit (1000 vende).

Për më tepër, UEFA ka njoftuar se tifozët e Juventus-it do të përjashtohen nga një ndeshje europiane jashtë fushe.

Të dyja sanksionet – thuhet në shënim – janë dënime me kusht dhe për këtë arsye do të hyjnë në fuqi në rast të shkeljes së radhës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rejës i dalin sekretet: Dy ndryshime

Story i radhës

Veteranët dhe pasardhësit e tyre

Të fundit nga