UEFA dënon Partizanin

1 minut lexim

UEFA dënon Partizanin!

Eliminimi nga gjeorgjianët e Saburtalos në turin e parë eliminator të Conference Leagues, jo vetëm i hoqi mundësinë Partizanit të fitojë më shumë para, por i solli edhe një faturë të majme financiare.

Kështu për shkak të hedhjes së sendeve, fishek-zjarreve dhe hyrjes së tifozëve në fushën e lojës, klubi i Partizanit ka marrë një gjobë që prek vlerën totale të 51 mijë eurove, ose thënë ndryshe rreth 20% të shifrës që përfitoi nga pjesëmarrja në këtë tur eliminator.

Ndërkohë, në sfidën e radhës në Europë, “të kuqtë” do të jenë të detyruar të bëjnë një mbyllje të pjesshme të stadiumit, e cila do të jetë jo më pak se 3000 vende.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas ndarjes nga Pete Davidson, Kim Kardashian i rikthehet biznesit!

Story i radhës

​Lipjan, aktivitetet sportive dhe argëtuese mbyllin Mërgata Fest&Sport

Të fundit nga