UEFA dënon FFK-në me të holla, Muharrem Jashari humb ndeshjet ndaj Islandës

December 31, 2024
1 minut lexim

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), ka mësuar dënimin e fundit nga UEFA.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA, ka vendosur të dënojë FFK-në me 13 mijë e 250 euro.

UEFA ka publikuar në faqen e saj vendimet e marra nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës.

Me 10 mijë euro FFK është dënuar për pushtim të fushës në ndeshjen e Ligës së Kombeve në mes të Kosovës dhe Lituanisë e luajtur më 18 nëntor në Prishtinë.

Ndërkohë me 3 mijë e 250 euro UEFA e ka dënuar FFK-në për ndezje të fishekzjarrëve nga ‘Dardanët’, ndërsa Muharrem Jasharin e ka suspenduar me dy ndeshje.

Mesfushori dardan Muharrem Jashari ishte përjashtuar me karton të kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër dhe nuk do të mund të paraqitet në dy ndeshjet e ardhshme që Kosova i zhvillon ndaj Islandës në maj të vitit 2025. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Musliu: Kurti ka “lujt”, veprimet e tij të frikshme

Story i radhës

Jo më “WhatsApp” për dhjetëra modele smartphonesh

Të fundit nga

ShkoLartë