UEFA dënoi Maqedoninë e Veriut për shkak të bullgarëve

October 31, 2022
1 minut lexim

UEFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut (FFM) me 14.500 euro për incidentet në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Bullgarisë.

FFM do të duhet të paguajë 10 mijë euro pasi tifozët e kombëtares së Maqedonisë së Veriut kanë fishkëllyer himnin kombëtar bullgar para fillimit të ndeshjes, si dhe 4500 euro për hedhjen e sendeve në fushë.

Në Shkup më 26 shtator u luajt ndeshja e xhiros së fundit të Divizionit C të Ligës së Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe përfundoi me fitoren e mysafirëve 1:0.

Bullgaria e përfundoi Ligën e Kombeve në vendin e dytë në tabelën e Grupit të Katërt me nëntë pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut e treta me shtatë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kam dashuruar vetëm një djalë”, Kiara Tito: Ja kë do kafshoja me qejf…

Story i radhës

Gazment Bardhi informon grupin parlamentar: Ja propozimi që i kam bërë grupit të Berishës. Më jepni 24 orë kohë që…

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë