As autori i golit Fyllkryg dhe as lojtari me më shumë driblime Sancho, UEFA ka surprizuar me zgjedhjen e lojtarit më të mirë të ndeshjes, teksa i ka dhuruar trofeun mbrojtësit Mats Hummels.
Gjermani është vlerësuar nga paneli i vëzhguesve teknik të UEFA-s si lojtari me paraqitjen më të mirë në përballjen mes Dortmundit dhe PSG-së që përfundoi me rezultatin 1:0.
“Ai ishte i mrekullueshëm, me dhe pa top.
Ka treguar cilësinë, përvojën dhe, në veçanti, udhëheqjen e tij”, shkruhet në faqen zyrtare të UEFA-s..