Uebsajte me dizajn të dobët i kanë kushtuar mbi 1 miliardë paund bizneseve e-commerce

Një hulumtim i ri zbulon sjelljet e blerjes së konsumatorëve dhe CMS Storyblock pretendon se uebsajtet e dizajnuara keq i kanë kushtuar kompanive Britanike e-commerce mbi 1 miliardë paund të ardhura.

Hulumtimi gjeti se një blerës online braktis të paktën 5 blerje në vit me një vlerë totale prej 50 paund për shkak të eksperiencës së dobët me uebsajtin ndërsa 12% e tyre braktisin blerje me vlerë mbi 100 paund.

Storyblock llogarit se humbjet në blerje vinë për shkak të funksionaliteteve të dobëta të uebsajteve dhe çdo vite afro 1.41 miliardë dollarë humben.

Rezultati zbulon arsyet kryesore pse blerësit tërhiqen nga një blerje në një uebsajt nga navigimi dhe ndërfaqja e dobët, tek shpejtësia e hapjes, pop-up dhe çmime jo konkurruese.

“Konsumatorët duan diçka të ehtë për të naviguar, intuitave, dhe uebsajte që hapen shpejt. Megjithatë shumë uebsajte e-commerce dështojnë në këtë drejtim. Pesë blerje për blerës humbasin për shkak të këtyre faktorëve,” tha CEO i Storyblock Dominik Angerer.

Shtimi i funksionaliteteve është gjithashtu një faktor i rëndësishëm në tërheqjen e konsumatorëve të rinj. Të pyeturit e moshave 18-25 vjeç u ankuan për dizajnë të vjetra ose shumë të ngarkuara.

Moshat mbi 55 vjeç u ankuan për navigimin dhe shpejtësinë e hapjes si faktorë të rëndësishëm. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbuloni arsyen e vërtetë që Mbreti Charles po injoron Harry-n dhe Meghan

Story i radhës

Ish-presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, pranon përgjegjësinë për grusht shtetin e vitit 1989

Të fundit nga