Udinese e mposht me përmbysje Interin

1 minut lexim

Interi është mposhtur në udhëtim nga Udinese me rezultat 3:1, në kuadër të javës së shtatë në Serie A.

Zikaltrit e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e pestë, kur Barella shënoi një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 22-të, kur Skriniar shënoi autogol.

Në minutën e 85-të, Bijol shënoi për 2:1 pas asistimit nga Deulofeu.

Kurse krejt në minutat shtesë, Arslan shënoi edhe një herë për vendasit për epilogun e këtij takimi

Me këtë fitore, Udinese ngjitet në vendin e parë përkohësisht me 16 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Interi mbetet i gjashti me 12 sosh.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MEPJ nxjerr shifrat: Nga janari 2022, mbi 115 mijë shërbime konsullore online për shtetasit jashtë vendit!

Story i radhës

“Kurticare”, asocion me planin e ish-presidentit Obama, “Obamacare

Të fundit nga