Udhëton me aeroplan privat të Cristiano Ronaldos dhe bën jetë superluksoze

February 26, 2022
min lexim

Partnerja e futbollistit Kristiano Ronaldo, Xhorxhina Rodrigez ka deklaruar se të gjitha gjërat në jetë i ka arritur me forcat e veta dhe se nuk do të shpenzonte kurrë asnjë qindarkë nga pasuria marramendëse e yllit të Manchester Utd.

Xhorxhina Rodrigez, e cila dikur punonte shitëse në një dyqan “Gucci”, tani ka miliona të sajat dhe është krenare që ka një karrierë si influencere me më shumë 37 milionë ndjekës në Instagram.

Duke folur për “Forbes Spain”, ajo tha:

“Do të më falni por preferoj të mos flas për milionat që kam në llogarinë time bankare. Jam e kënaqur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam shumë e dashuruar dhe ndihem shumë me fat. Jam e vetëdijshme se të qenit partnerja e tij më jep shumë mundësi, por unë kam punuar dhe e kam “krijuar” vetë atë që kam në bankë sot”

Çifti janë njohur në vitin 2016, kur Georgina punonte shitëse në një dyqan “Gucci”. Në dokumentarin e jetës së saj të publikuar në platformën “Netflix”, ajo shprehet:

“Është e vërtetë që gjërat kanë shumë mirë për mua vitet e fundit, por unë gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur si të përdor në mënyrën më të mirë rrjetet e mia sociale”.

Por duke kujtuar ditët e para të romancës së tyre, kur Ronaldo e mori atë nga puna e saj si shitëse në një dyqan Guçi në Madrid, Xhorxhina thotë:

“Shkova ne pune me autobus dhe u largova me një Bugatti. Kam kaluar nga shitja e artikujve luksoz në veshjen e tyre në tapetin e kuq. Kam miliona ndjekës dhe jam gruaja e mashkullit më të famshem në botë.”

Ajo shton se iu desh kohë për t’u mësuar me stilin e tij të jetesës që vjen natyrshëm nga pasuria që Ronaldo zotëron, e një vilë luksoze në Madrid.

“Herën e parë që shkova në shtëpinë e Kristiano, humbja sa herë shkoja në kuzhinë për ujë. Ndonjëherë më duhej gjysmë ore për t’u kthyer te dhoma e ndenjes, sepse nuk e dija rrugën.”

Modelja shëtit nëpër botë me avionin privat të futbollisti portugez dhe shpreh dashurinë e saj të madhe për “diamatet e mëdhenj”, në dokumentarin “I Am Georgina”.

28-vjeçarja dhe ylli i futbollit janë në pritje të dy fëmijëve binjakë, që do të lindin në muajin prill. Portugezi është babai i katër fëmijëve, Cristiano Jr, Eva, Mateo, dhe Alana.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Diskriminohen nxënësit shqiptarë, materialet në garat e matematikës vetëm në gjuhën maqedonase

Story i radhës

Charlize Theron kërkonte mbrojtje në sheshxhirim nga kolegu ‘agresiv’ Tom Hardy

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë