Udhëheqësit e FC Strugës u sulmuan në ndeshjen kundër Vardarit /FOTO

October 6, 2024
1 minut lexim

Ekipi FC Struga ka pasur ndeshjen me Vardarin, mirëpo edhe përskaj se dolën me rezultat pozitiv prej 1:4 në favor të tyrin, sërish ata dolën të pakënaqur – ngaqë udhëheqësit e tyre janë sulmuar gjatë ndeshjes, transmeton TV21.

Për këtë ka reaguar ekipi i struganëve, duke kërkuar hetim të rastit dhe dënim të veprës nga ana e ekipit të Vardarit.

“Në futboll nuk ka vend për dhunë.

Sot ishim deshmitarë të një tetnative për të sulmuar drejtuesit e klubit tonë nga përfaqësues të klubit kundërshtar. Dënojmë ashpër tentativën e dhunshme ndaj drejtuesve të klubit tonë nga përfaqësues te ekipit kundërshtar gjatë ndeshjes së sotme. Veprime të tilla janë plotësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në futboll apo në asnjë aspekt të jetës.

Klubi ynë është i përkushtuar ndaj vlerave të respektit dhe sportivitetit, dhe u bëjmë thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërmarrin masa të menjëhershme për të adresuar këtë incident serioz.

I bëjmë thirrje, kryesisë së ekipit të Vardarit ta dënojë këtë sjellje të përfaqësuesve të klubit”, thonë nga FC Struga.

Burimi: tv21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

KPK-ja do të shqyrtojë kërkesën për hetim disiplinor të një prokurori

Story i radhës

Horoskopi i datës 6 tetor 2024

Të fundit nga

ShkoLartë