Ubisoft rikthen video lojërat në Steam

November 22, 2022
1 minut lexim

Ubisoft do të fillojë të lançojë lojërat e saj në Steam përsëri pas pothuajse katër vite në dyqanin Epic Games dhe platformën e saj Connect.

Një prej lojërave të para që do të vinë është titulli më spikatur i viteve të fundit Assassin’s Creed Valhalla dhe do të ofrohet në Steam nga data 6 Dhjetor. Anno 1800 dhe roller Champions do të vinë në Steam në një datë të mëvonshme.

“Vazhdimisht po vlerësojmë sesi të sjellim lojërat tona në audienca të ndryshme duke ofruar një ekosistem të qëndrueshëm lojërash përmes Ubisoft Connect,” tha kompania.

Assassin’s Creed Valhalla vjen në Steam me debutimin e The Last Chapter më 6 Dhjetor.

Në të kaluarën Ubisoft ishte shprehur se braktisja e Steam ishte një vendim në të mirë të biznesit. Megjithatë kuptoi shpejte se injorimi i një platforme shumë popullore si Steam ishte e pamundur.

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fejohet aktorja Teuta Krasniqi

Story i radhës

Çmimi “22 nëntori” i takoi albanologut Zeqirja Neziri

Të fundit nga

Gjendja në gjyqësor akoma mbetet e njëjtë!

9 Shkup, 26 nëntor – Gjyqësori si një nga hallkat më të rëndësishme të funksionimit normal të një shteti vazhdon të mbet problem sfidues edhe i kësaj qeveria. Derisa nuk kthehet besimi
ShkoLartë