Banorët e Reçicës së Vogël dje kanë thumbuar kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasami pasiqë si dhuratë para zgjedhjeve kanë marrë këto pamje të rrugës siç i shihni në foto.
Rruga që lidh fshatrat e Tetovës drejt Pirokut duket në këtë gjendje të mjerueshme, derisa Kasami ka tentuar të hedh shoshë në sy banorëve të zonës me asfaltimin modern që u ka bërë.
Mirëpo, banorët e zonës nuk mashtrohen lehtë e madje e kanë denoncuar Kasamin në rrjetet sociale.
Ky është realiteti i rrugës tonë në Reçicë të Vogël, nga varrezat deri te varrezat e Reçicës së Madhe, ja sa vlejmë ne si qytetarë, shkruajnë ato në rrjetet sociale.