U zhduk në lumin Seman, vijojnë kërkimet për 14-vjeçarin

1 minut lexim

Një 14-vjeçar në Roskovec nuk ka dalë më nga lumi pasi është futur për t’u larë.

I mituri ka qenë fillimisht duke peshkuar buzë lumit Seman në fshatin Suk 1 dhe dyshohet se më pas është futur për t’u larë dhe është zhdukur.

Sot pas një ditë nga ngjarja, vijojnë kërkimet për të.

Polumbarët po punojnë për gjetjen e 14-vjeçarit, ndërsa shpresat që ai të gjendet i gjallë janë të pakta, pasi dyshohet të tjetër mbytur në lumë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tajvani kryen stërvitje ushtarake në mes të tensioneve të larta me Kinën

Story i radhës

Në klinika e spitale po trajtohen 77 pacientë me Covid 19

Të fundit nga